Marrin flakë dy cisterna në Singapor/ Shpëtojnë mrekullisht dy anëtarë, nisin kërkimet për 60 të tjerë

schedule11:38 - 19 Korrik, 2024

schedule 11:38 - 19 Korrik, 2024

Dy cisterna të mëdha kanë marrë flakë pranë Singaporit, ndërsa dy anëtarë të ekuipazhit kanë shpëtuar mrekullisht, sipas autoriteteve.
Zjarri shpërtheu në dy cisterna, rreth 55 kilometra në verilindje të Pedra Branca.

Njëra nga dy anijet po transportonte naftë nga Irani dhe Venezuela. Gjithashtu në njërën prej cisternave, ndodheshin gjithsej 22 anëtarë të ekuipazhit ndërsa në tjetrën 40 anëtarë të ekuipazhit.

Sipas autoriteteve, kanë nisur hetimet për gjetjen e anëtarëve të tjerë. Lundrimi në zonë nuk është prekur, por autoritetet janë në gatishmëri për të ndihmuar në rast derdhjeje nafte.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!