Trajneri i Aston Villas, Unaj Emery, ka vendosur të shesë portierin argjentinas Emiliano Martinez në merkaton e dimrit, raporton portali spanjoll “Fijayes”.
Martinez së fundmi fitoi Kupën e Botës në Katar me Argjentinën, por më pas u gjend në shënjestër të kritikave në mbarë botën për sjellje të papërshtatshme gjatë festimit të titullit kampion.
Emery mori Aston Villan dy muaj më parë, ndërsa së fundmi e kritikoi portierin argjentinas për sjelljen e tij pas Kupës së Botës.
“Kur emocionet janë të forta, është e vështirë t’i kontrollosh ato. Megjithatë, kur të kthehet në klub do të flas me të për disa situata nga festimi pas fitimit të titullit. Kur ai vjen në klubin tonë, atëherë është përgjegjësia jonë”, tha Emery disa ditë më parë. /G.D abcnews.al/