Marrëveshjet politike, Islami: Rama nuk e do konsensusin substancial, PD duhet të forcohet

schedule22:37 - 26 Tetor, 2021

schedule 22:37 - 26 Tetor, 2021

Ish kryeparlamentari, Kastriot Islami mbrëmjen e kësaj të marte ka qenë i ftuar në Log. ku ka komentuar situatën e fundit politike në të cilën ndodhet vendi ynë.

Islami në fjalën e tij ka theksuar se Rama tashmë nuk është më në krye të një partie, por është në krye të një sekti dhe merita e tij e vetme është që të bëjë të mundur arritjen e marrëveshjeve, duke manipuluar dhe blere me para çdo gjë.

Sipas tij është ai që tashmë i ka në dorë të gjithë anëtarët dhe brenda partisë nuk ka më asnjë zë të ngritur vetëm opozita është fasadë deri më tani.

“Edi Rama është kryetar i një sekti dhe bëhet fjalë për të bërë marrëveshje me të pasi ai e përfaqëso. Kur flasim për një marrëveshje duhet të bëhet opozitë pozitë por Rama e ka humbur këtë të drejtë pasi nga 2013 e tej ai nuk ka bërë marrëveshje por ka blerë deputetë. Është e pamundur që të bëhet një marrëveshje racionale me të, Rama i ka të gjithë fasadë vetëm opozita i ka ngelur pa u bërë fasadë.

Rama kur e shikon se nuk të mund të paguan dhe dalëngadalë ka bërë që prezenca në media e luftës pozitë opozitë nuk është më e balancuar. Rama nuk e do konsensusin substancial në asnjë reformë.

Reforma zgjedhore më shumë është çështje besimi sesa për tu bërë ndonjë ndryshim i madh, por çështje besimi që dy palë të dalë nga parlamenti dolën në një konsensus. Këshilli politik ishte me të drejtat që ka pasur këshilli politik i reformës zgjedhore. Rama tenton ti blejë njerëzit kur i duhen se asnjëherë nuk mund të kesh 93 apo 84 dhe është e  nevojshme negocimi.”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka komentuar dhe dështimin e marrëveshjes së 5 qershorit, pasi sipas tij ajo ishte një marrëveshje që nuk pati kompromisin e palëve.

Islami është shprehur se në këtë situatë ku jemi e kemi të pamundur që të arrihen marrëveshje të mëdha politike pasi Rama drejton një sekt, ndërsa PD ka probleme të brendshme që pa i mbyllur e ka të pamundur të marrë vendime.

Marrëveshja e 5 qershorit ka rënë, dhe për cilësim të PD-së është një person që nuk bëhet dot marrëveshje. Që të bëhet një opozitë e fortë duhet të jetë një PD e organizuar. Ram nuk ka më parti por një sekt që drejtohet nga vetë ai. PD pa zgjidhur problemet e veta nuk kanë mandat politik forumet e saj në këtë situatë që janë. Në këtë fazë që janë demokratët nuk po pranojnë që të mblidhen dhe të diskutojnë.

Dy aktorët kryesore që bëjnë kompromiset njëri ka humbur bërjen e marrëveshjeve përmes blerjeve të votave tjetra nuk e ka kompeticionin politik dhe mandatin për të bërë marrëveshje.

PD ose do të rrijë kështu si është dhe Basha të marrë mandatin e tij, por nëse do të fitojë Berisha ose një tjetër duhet që të kërkojnë mandat politik për të bërë ose jo marrëveshje me Ramën.

Në kushtet që jemi sekti Rama dhe PD që është drejtuesja e opozitës, nuk mund të ndërtohet marrëveshje politike, pasi ajo do të jetë jolegjitime nga publike. Unë mendoj se për të bërë një marrëveshje duhet të kishte shtyllën politike dhe ligjore, që duhet të bëjë një analizim në lidhje kush janë problemet politike dhe kushtetuese që lidhen me politikën.

Zgjedhjet lokale janë ndër problemet që janë shfaqur ku një pjesë kanë qenë me një kandidat dhe bashkitë thuajse kanë në krye një kryebashkiak nga e njëjta parti. Zgjedhjet qendrore ku sipas ODIHR përveç blerjes dhe vjedhjes së votave këtë vit ishte shtuar dhe korrupsioni, vjen dhe çështja e zgjedhjes së presidentit për të sqaruar sesi do të zgjidhet. Reforma në Drejtësi është një tjetër çështje që ka pasur vërejtje.

Edi Ramën mund ta heqë Sali Berisha me protesta. Nuk është çudi që Rama të jetë i përhershëm dhe është një person që di ta dredhë me të gjithë. Si të mos jetë, është të tërhiqet vetë, të hiqet me SPAK ose me protesta”, ka thënë Islami.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!