Marrëveshjet mes Ministrisë së Kosovës dhe Shqipërisë/ Manastirliu: Qëllimi për të çuar përpara bashkëpunimin në fushën e arsimit të lartë

schedule12:25 - 7 Shkurt, 2024

schedule 12:25 - 7 Shkurt, 2024

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu në një komunikim për mediat foli për projektet e përbashkëta mes ministrisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Manastirliu theksoi se mes vendeve janë ndërmarrë një sërë nismash që do t’i shërbejnë Arsimit të Lartë.

“Marrëveshja përcakton një seri nismash dhe bashkëpunimesh me ministrinë e Arsimit të Kosovës dhe vendit tonë. Palët inkurajojnë dhe mbështesin bashkëpunimin në fushën e kërkimit të lartë. Gjithashtu thellimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i informacionit mes strukturave tona do të jetë një komponent i kësaj marrëveshje. Programi i lëvizshmërisë së studentëve është një tjetër marrëveshje e rëndësishme. Studentët që do të duan të studiojnë në Shqipëri, po ashtu lehtësimi i të gjitha procedura është një tjetër pikë e marrëveshjeve. Marrëdhëniet mes dy Ministrive janë gjithashtu të rëndësishme për të çuar përpara bashkëpunimin në fushën e arsimit të lartë. Mobiliteti i studentëve në të dy anët e kufirit është shumë i rëndësishëm”, tha ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!