Marrëveshjet mes dy qeverive pa efekt, ulen eksportet Shqipëri-Kosovë

schedule16:12 - 27 Nëntor, 2022

schedule 16:12 - 27 Nëntor, 2022

Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës kanë realizuar 8 mbledhje të përbashkëta duke nisur që nga viti 2014.  Në fokus ka qenë  rritja e marrdhënieve tregtare  dhe lehtësimi i procedurave për bizneset që operojnë në të dyja vendet  por mesa duket  kjo nuk ka dhënë ende efekte konkrete.

Nga të dhënat rezulton se janë  nënshkruar rreth 100 marrëveshje, pjesa më e madhe e të cilave  kanë nisur zbatimin por ka ende që  kanë mbetur vetëm në letër. Një ndër nga marrëveshjet që ende nuk njohur zbatim është krijimi i bursës shqiptare të energjisë elektrike.

Por pavarëisht këtyre nismave të dhënat zyrtare për marrdhëniet tregtare nuk reflektojnë ndonjë përmirësim. Eksportet kanë pësuar rënie ndërsa importet qëndrojnë në pothuajse të njëjtat nivele. Si pas të dhënave të INSTAT eksportet  vlerësohen se janë 3.1 mld lekë  nga 3.6 mld lekë që ishin një vit më parë. Produktet kryesore që ne eksportojmë në Kosovë janë ushqimet dhe mineralet e lëndët djegës. Nëse vërejmë të dhënat e publikuara nga INSTAT për 10 mujorin sipas nëngrupeve, rënie të konsiserueshme ka pësuar nëngrupi i mineraleve dhe lëndëve djegëse nga 6.9 miliardë që ishte një vit më parë në 4.7 gjatë këtij viti. Edhe nëngrupi material ndërtimi ka pësuar një ulje të ndjeshme. Po ashtu edhe numri i bizneseve që operojnë në Shqipëri mbetet i vogël dhe zë vetëm 7% të  totalit të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta.Viti 2017 shënoi dhe numrin më të lartë të bizneseve nga Kosova në Shqipëri, me 478 të tilla, ndërsa  në 2021, numri i tyre u ul  në 469.

EKSPORTET KOSOVË-SHQIPËRI

TETOR 2021                     3.627    mld

TETOR 2022                            3.126 mld

Eksportet sipas nëngrupeve

Minerale, lëndë djegëse energji 2021    6.9 mld

Minerale, lëndë djegëse energji   2022  4.7 mld

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!