Marrëveshje të mbyllura, Cutrone e Caldara ndryshojnë ekipe

schedule16:10 - 9 Janar, 2020

schedule 16:10 - 9 Janar, 2020

Milani dhe Atalanta janë pranë një “shkëmbimi”. Te kuqezinjtë pritet të kalojë Simon Kjaer, i cili e ka pranuar propozimin e kuqezinjve dhe pritet të zyrtarizohet. Ndërkohë në krahun tjetër pritet të udhëtojë Mattia Caldara.

Gianluca Di Marzio raporton se brenda 24 orëve pritet të mbyllet e gjithë marrëveshja. Mbrojtësi do të rikthehet në Bergamo dhe është projektuar huazimi për 18 muaj tek Atalanta, që më pas mund edhe ta blejë 25-vjeçarin.

Në Serie A është pranë mbylljes edhe një tjetër marrëveshje. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Fiorentina ka arritur akordin me Wolverhampton. Sulmuesi do të huazohet te klubi “Vjollcë”, me një klauzolë që e detyron Fiorentinën ta blejë ish-sulmuesin e Milanit në verën e viti 2021.

Sulmuesi 22-vjeçar do të rikthehet në Serie A pas vetëm gjashtë muajsh. Cutrone në Premier League nuk pati shumë hapësira. Ai është aktivizuar në 12 ndeshje, por vetëm tre prej tyre i ka nisur nga minuta e parë. Italiani ka shënuar vetëm dy gola dhe tashmë duhet të tregojë sërish se sa vlen, në një kampionat që e njeh mirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!