Marrëveshje me vlerë 135 mln euro, Juventus mbulohet me “ar”

schedule23:44 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 23:44 - 29 Dhjetor, 2020

Suksesi në futboll përkthehet në para dhe Juventus gjatë dekadës së fundit ka njohur vetëm rritje. Së fundmi kampionët e Italisë kanë nënshkruar një marrëveshje të re sponsorizimi.

 

“Jeep” do të vazhdojë të jetë sponsori kryesor i Juventusit në tre sezonet e ardhshme. Marrëveshja është arritur për 45 milionë euro në sezon, çka e bën marrëveshjen më të lartë në Itali.

Kjo shifër mund të rritet ndjeshëm, në varësi të arritjeve sportive të bardhezinjve. “Jeep” është sponsori i Juventus që në sezonin 2012-2013 dhe bashkëpunimi mes kompanive vazhdon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!