Analisti Mentor Nazarko, ka qenë i ftuar në studion e ABC News ku komentoi situatën aktuale në Kosovë.
Në lidhje me një marrëveshjes të mundshme mes Serbisë dhe Kosovës, Nazarko u shpreh se mendon se kjo do të ndodhë afër, pasi faktori serb bëri një lëvizje surprizë, duke iu referuar pranimit nga Vuçiç të planit franko-gjerman.
“Unë mendoj se jemi afër një marrëveshjeje. Sepse në finale të kësaj loje, faktori serb ka adoptuar një lëvizje surprizë. Para një jave, Vuçiçi ka pranuar planin franko – gjerman. Kurti që më parë thoshte se e pranon këtë si plan për diskutim, tani ka nxjerrë një kusht që duket i tepërt edhe pse është legjitim.
Unë mendoj se edhe kjo garanci do të realizohet dhe duke e parë kështu, palët do të ulen dhe do të firmosin marrëveshjen”, tha ndër të tjera Nazarko.r.t/abcnews.al