Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përshëndetur këtë të dielë marrëveshjen e arritur mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, për koalicionin bashkëqeverisës në Kosovë. Përmes një postimi në profilin e tij në Tëitter, Rama thekson që ky bashkëpunim të jetë sa më i dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit.
“Suksese VV-LDK në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës! Uroj të kemi një bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit dhe pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tonë”, shkruan kreu i qeverisë shqiptare.
Ndërkohë më herët koalicioni i bashkëqeverisjes së arritur mes LDK-së dhe Vetëvendosjes është përshëndetur edhe nga presidenti i Republikës Ilir Meta. /abcnews.al