‘Marrëveshja trepalëshe ka rreth një vit që diskutohet’/ Krisafi: Për Serbinë, mund të jetë nxitje për një garë armatimesh

schedule21:59 - 20 Mars, 2025

schedule 21:59 - 20 Mars, 2025

Eksperti i gjeopolitikës Ledion Krisafi tha për studion e ‘360 gradë’ se marrëveshja trepalëshe ën fushën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë fqinje ka rreth një vit që mendohet. Ndër të tjera, eksperti u shpreh se kjo marrëveshje mund të nxis Serbinë t’i futet një gare armatimesh.

“Marrëveshja ka rreth 1 vit që diskutohet, nuk ka lidhje drejtpërdrejt me administratën

Trump. Kam përshtypje që administrata ende nuk ka nisur të merret me Ballkanin. Nuk besoj që tejkalon asgjë që lidhet me NATO-n. kam dyshimet e mia nëse bëhet fjalë për një situatë lufte në veri të Kosovës. Cfarëdo lloj gjëje që ndodh atje, nisen nga NATO pra nuk mund të bëjnë asgjë ndryshe pa lejen e NATO-s.

Të gjitha palët mundohen të amplifikojnë marrëveshjen, marrëveshja në thelb do të jetë për prodhim armatimesh për njëri-tjetrin. Për serbët, fakti që është Kosova ka një domethënie, për Serbinë mund të jetë një nxitje për t’ju futur një gare armatimesh.”, tha ndër të tjera Krisafi.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!