Marrëveshja Shqipëri-Britani për emigrantët, Daily Mail: Kthehen 40 shtetas shqiptarë që hynë ilegalisht përmes Kanalit Anglez

schedule09:31 - 23 Dhjetor, 2022

schedule 09:31 - 23 Dhjetor, 2022

Më shumë se 40 emigrantë shqiptarë që u përpoqën të hynin në Britani me gomone, janë kthyer në Shqipëri pasi janë dëbuar nga Britania e Madhe. 42 persona zbritën dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës Nënë Tereza, pasi u largua më herët nga Britania e Madhe, raporton Daily Mail.

Ata përfshinin 32 persona të cilët ishin dënuar me burg për vepra të ndryshme penale nga trafiku i drogës te hyrja e paligjshme në vend. Gjithashtu ishin dhe gjashtë azilkërkues dhe 4 vetë të tjerë që kishin shkelur afatin e vizës dhe që kishin mbërritur më parë në Britani ilegalisht.

Fluturimi i dëbimit të Home Office mbante 42 shqiptarë, 32 prej të cilëve po largoheshin nga Britania e Madhe për kryerjen e veprave penale.

Ata u shoqëruan nga oficerët britanikë të Emigracionit dhe në ulje u pritën nga policia shqiptare. Mendohet se ky është fluturimi i katërt nga Britania në pak më shumë se një muaj që deporton shqiptarët. Pak ditë më parë, Rama publikoi marrëveshjen, ku thuhej se do të ngrenë një grup të përbashkët pune posaçërisht për këtë çështje.

marrëveshjen e publikuar thuhej mes të tjerash se “Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar do të forcojnë më tej bashkëpunimin e shkëlqyer në veprimtaritë ligjzbatuese, me objektivin për të ndaluar dhe goditur migracionin e paligjshëm dhe depërtimin e rrjeteve kriminale”. /abcnews.al