Mbreti Charles në fund të vitit 2022 kishte përmendur dhe ra dakord që Archie dhe Lilybet, fëmijët e Harry dhe Meghan Markle, duhet të përdornin titujt e tyre mbretërorë.
Vendimi që fëmijët e Princit Harry do të njiheshin si Princi Archie dhe Princesha Lilybet i Sussex -it ishte diçka që u diskutua dhe u vendos mes Charles dhe Harry-t, një muaj para botimit të kujtimeve të Princit Harry, Spare. Fëmijët e Harry-t dhe Meghan-it u bënë automatikisht princ dhe princeshë kur gjyshi i tyre u bë mbret, por nuk dihej nëse do t’i merrnin ato tituj pasi monarku mund t’i hiqte.
Çështja u zgjidh mes dy palëve para Vitit të Ri dhe doli në dritë këtë javë kur një përfaqësues i Harry-t dhe Meghan-it konfirmoi zyrtarisht se pagëzimi i Princeshës Lilibet Diana u zhvillua në shtëpinë e çiftit në Montecito. “Mund të konfirmoj se Princesha Lilibet Diana u pagëzua të premten, më 3 mars nga Kryepeshkopi i Los Anxhelosit, i nderuari John Taylor”, tha ai.
Mbreti Charles, Camilla dhe Princi dhe Princesha e Uellsit u tha se ishin të ftuar në pagëzim, por zgjodhën të mos merrnin pjesë. Titujt e fëmijëve të çiftit do të përdoren vetëm në raste zyrtare, por jo në shkollë dhe Archie dhe Lilybet do të kenë të drejtën t’i mbajnë ose t’i heqin dorë në të ardhmen.
Titujt e rinj u japin edhe emrin Sussex, gjë që ndodh edhe me prindërit e tyre, ndërsa deri më tani dy fëmijët mbanin mbiemrin Mountbatten-Windsor.
Djali dhe vajza e Harry dhe Meghan Markle janë respektivisht i gjashti dhe i shtati në radhën e pasardhësit si Mjeshtri Archie Harrison Mountbatten-Windsor dhe Miss Lilibet Diana Mountbatten-Windsor, ndërsa Pallati do të vazhdonte të rinovonte titujt në faqen zyrtare/abcnews.al