Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët, mediat italiane: Këshilli i Ministrave i jep dritën jeshile projektligjit

schedule19:28 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 19:28 - 5 Dhjetor, 2023

Këshilli i Ministrave të Italisë ka miratuar marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët që u firmos nga kryeministrat Meloni dhe Rama për emigrantët.

“Palazzo Chigi në fakt ka dhënë miratimin e tij për projektligjin që ratifikon marrëveshjen e lidhur mes liderëve të dy vendeve. Protokolli i prezantuar nga dy krerët e qeverive, Giorgia Meloni dhe Edi Rama, parashikon krijimin e strukturave në Shqipëri për të mirëpritur emigrantët që kanë zbarkuar në brigjet tona. Projektligji përcakton mbulimin financiar dhe rregullat e para të zbatimit të planit”, shkruajnë mediat italiane.

Ndërkohë ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha se kostot e marrëveshjes janë më pak se 200 milionë euro dhe fondet do të shpenzohen për të luftuar emigracionin e paligjshëm.

“Kostot vjetore të marrëveshjes janë më pak se 200 milionë dhe do të shpenzohen mirë për të përballuar luftën kundër emigracionit të paligjshëm”, tha Tajani.

/abcnews.al/