Marrëveshja “Rama-Meloni”, Gjipali: Roli i Shqipërisë minimal. Detyrimet kryesore janë të Italisë!

schedule13:19 - 16 Nëntor, 2023

schedule 13:19 - 16 Nëntor, 2023

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC, eksperti për Çështjet e Integrimit, Gledis Gjipali foli për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

Gjatë kësaj interviste, ai tha se marrëveshja në tërësi flet për përgjegjësi italiane dhe se në rast se do të ketë shkelje të të drejtave të njeriut do të ndiqet nga Italia.

“Është një lajm pozitiv për të ecur më shpejt dhe detyrimet kryesore janë të palës italiane. Roli jonë është minimal në këtë marrëveshje. Pra ka pak për të diskutuar nga ana ligjore. Nga ana politike sigurisht mund të ketë për të diskutuar, por nga ana ligjore Shqipëria është e mbrojtur, dhe gjithsesi gjatë zbatimit do të duket nëse do të ketë çështje për diskutuar. Sa i takon trajtimit të refugjatëve brenda qendrave të trajtimit dhe mbajtjes është përgjegjësi italiane që garanton dhe duhet të garantojë të gjithë të drejtat e njeriut”, ka thënë ndër të tjera ai.

Gjithashtu ai shtoi; “se Shqipëria prej vitesh tashmë është një vend i sigurt dhe nuk rrezikon jetën e njeriut në qëndrimin në këtë vend, ndërsa ndryshe ka ndodhur me Ruandën, ku edhe u rrëzua marrëveshja, vetëm për shkak se Ruanda nuk është vend i sigurt. Pra nuk ka asnjë të përbashkët me marrëveshjen e bërë mes Italisë dhe Shqipërisë”, sqaroi eksperti për Çështjet e Integrimit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!