Marrëveshja për “Zgjedhoren”, Rudina Hajdari: Anashkalimi i opozitës ka sjellë një tension të lartë

schedule19:00 - 12 Qershor, 2020

schedule 19:00 - 12 Qershor, 2020

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, deputetja Rudina Hajdari u shpreh se opozita parlamentare është anashkaluar dhe kjo ka sjellë një tension të madh gjatë takimit.

Hajdari tha se ndryshimi i sistemit dhe hapja e listave janë tashmë beteja që opozita ka në parlament sepse kanë votat.

LEXO edhe: Përfundon mbledhja e Komisionit të “Zgjedhores”, Gjiknuri: Nuk shkelim marrëveshjen!

“Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore u mblodh sot në orën 5. Trajtuam çështjen e marrëveshjes. Ne nuk jemi mbledhur si institucion apo pjesë e parlamentit. duhet të ishte trajtuar dhe mbledhur hap pas hapi.

LEXO edhe : Reforma, Gjoni: Nuk ka votim pa hapjen e listave dhe ndryshimin e sistemit Zgjedhor

Ajo që është e rëndësishme për ne të gjithë si Opozitë Parlamentare duam ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe listat e hapura. Beteja janë tashmë është në Parlament, sepse ne kemi votat dhe mbështetjen. Ne kemi për detyrë që t’u realizojmë qytetarëve dëshirën për të votuar personin dhe jo ngjyrat politike.

Kjo do të sillte një përmirësim të demokracisë në këtë vend”, tha Hajdari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!