Marrëveshja për shkëmbimet akademike/ Blinken: Po punojnë për të ndërtuar një botë më demokratike

schedule20:07 - 15 Shkurt, 2024

schedule 20:07 - 15 Shkurt, 2024

TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë një reagim në rrjetin social “X”, pas përfundimit të vizitës zyrtare në Shqipëri, vizitë kjo e ngjeshur me takime dhe që zgjati për tetë orë.

Ai e vendos theksin te memorandumi i bashkëpunimit që është firmosur me homologun e tij Igli Hasani për shkëmbimet akademike. Sipas Blinken, të rinjtë do të punojmë pa reshtuar, me qëllim ndërtimin e një botë më demokratike.

“Njerëzit tanë janë forca jonë më e madhe dhe programet e shkëmbimit si Fulbright Program, janë një investim në adresimin e sfidave tona më të vështira globale. Sot, u takova me të diplomuarit, të cilët po punojnë për të ndërtuar një botë më demokratike, paqësore dhe më të begatë.”, shkruan ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!