Marrëveshja për qeverisjen në Maqedoni, reagon Rama: Shqiptarët peshë të re në politikën e vendit fqinj

schedule17:49 - 18 Gusht, 2020

schedule 17:49 - 18 Gusht, 2020

Pas arritjes së marrëveshjes për qeverisjen mes Zaev dhe Ahmetit në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Përmes një statusi në tëitter Rama ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes dhe ka uruar Ali Ahmetin që sipas tij me urtësinë e lidershipit ka bërë shumë për komunitetin atje.

“Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve, Zoran Zajev, marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj. Urime të gjithëve, veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë”, shkruan kryeministri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!