Marrëveshja për pensionet/ Eksperti: Pas Italisë, shpresojmë të arrihet edhe me Greqinë

schedule14:31 - 6 Shkurt, 2024

schedule 14:31 - 6 Shkurt, 2024

TIRANË- Shqipëria dhe Italia firmosën të martën në Romë marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributeve shoqërore.

Me këtë zhvillim dhe përpjekje prej dhjetë vitesh të bërë nga qeveria shqiptare do përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë, që kanë punuar dhe jetuar në vendin fqinj.

Eksperti për çështjet e pensioneve, Naim Hasa, i ftuar në “Money Report” firmosjen e mosmarrëveshjes me Italinë e konsideroi një moment gëzimi për shumë bashkëkombës, të cilat kanë jetuar vite të tëra në Itali dhe tani kanë të gjitha mundësitë të përfitojnë prej saj.

“Moment për t’u gëzuar nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, Kjo marrëveshje është komplete ë plotë, e shtrirë në pesë degët e sigurimeve shoqërore dhe na jep një gëzim, dhe në fund të fundit e gjithë puna që ka bërë shteti shqiptar, konkretizohet me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje”, tha ai.

Ai shpreson shumë që një marrëveshje e tillë të arrihet edhe me Greqinë, pasi janë të shumtë shqiptarët që kanë punuar dhe kanë derdhur kontribute shoqërore atje.

Sipas tij, çdo shtet e ka detyrim kushtetues, që të garantojë që qytetarët e tij të përfitojnë nga kontributet shoqërore.

“Bëhet fjalë për 500 mijë shqiptarë, që janë në kushte për të përfituar nga kjo marrëveshje. Dëshiroj dhe shpresoj që është pala greke, që kemi  vite që punojmë dhe presim rezultate dhe grupet e punës po punojmë dhe po ecin”, tha ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!