Marrëveshja për pengjet në Lindjen e Mesme/ Reagon Donald Trump: Ata do të lirohen së shpejti

schedule18:41 - 15 Janar, 2025

schedule 18:41 - 15 Janar, 2025

SHBA- Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka konfirmuar në rrjetin social “Truth Social”, se është arritur një marrëveshje për lrimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamas.

Ai thekson se pengjet do të lirohen së shpejti.

“Kemi një marrëveshje për pengjet në Lindjen e Mesme. Ata do të lirohen së shpejti. Faleminderit”, shkruan Trump.

Kjo marrëveshje do të lejojë, që qindra mijëra njerëz të zhvendosur në qytetin e Gazës dhe Gazën jugore të kthehen në shtëpitë, fshatrat dhe qytetet e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!