Ashtu si në seancat e fundit plenare të mbajtura në Kuvend, Foltorja shkaktoi rrëmujë dhe kaos këtë të mërkurë në Komisionin e Sigurisë, aty ku do të zhvillohej mbledhja për të diskutuar marrëveshjen e emigrantëve me Italinë.
Mbledhja nuk u zhvillua, por u shty për në orën 12:00 dhe kaloi onile, ku po merr pjesë vetë mazhoranca.
“Deputetë të opozitës zunë karriget e deputetëve të mazhorancës. Ky komision u shty për të filuar tani, online, me prani të mazhorancës. Opozita, në parim ka deklaruar që nuk do të marrë pjesë. Kjo marrëveshje vjen për herë të parë në parlament. Do t’i nënshtrohet procedurës parlamentare. Marrëveshja ka një afat 5-vjeçar, me të drejtë rinovimi. Italia do të sjellë refugjatë nga Afrika dhe Lindja e Mesme. Qendra dhe çdo shpenzim do të bëhet nga Italia. Shqipëria nuk ka kosto financiare dhe nuk ka përgjegjësi se çfarë ndodh në kamp. Në qendër nuk mund të rrijnë më shumë se 3 mijë refugjatë.
Gazetarja e ABC News, Esiona Konomi raporton se mbledhja nuk u zhvillua, pasi deputeti opozitar, Flamur Noka i zuri vendin kryetarit të komisionit Nasip Naço.
“Për arsye të paqarta, mbledhja është thirrur të jetë fizikisht. Do mund të shikoni se si se Flamur Noka i ka zënë vendin kryetarit Nasip Naço dhe nuk e ka lejuar të zhvillojë mbledhjen. Po presim që mbledhja të fillojë. Ka ardhur për ta prezanuar nismën, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Të dyja pjesët e PD e kundërshtojnë marrëveshjen. Mund të themi se aktualisht në komision nuk po lejohet shqyrtimi i saj. Është hera e parë që marrëveshja vjen për diskutim në Komisionin e Sigurisë. Për shkak të asaj që po zhvilllohet brenda, nuk po arrihet të zhvillohet mbledhja, ka tensione. Është e pakuptueshme pse Partia Socialiste vendosi ta kalojë fizikisht këtë komison. Duhet të presim deri ku shkon tensioni, me gjasë edhe kjo marrëveshje do e kalojë diskutimin online. Dy pjesët e PD kanë dërguar padi për marrëveshje, ndërsa qeveria e shikon si kontribut të Shqipërisë. Mund të shikoni Nasip Naçon në korridor. Do të kalohet mbledhja online”, raportoi gazetarja e ABC News, Esiona Konomi.