Marrëveshja për eksportin e grurit ukrainas, Lavrov mbërrin në Stamboll

schedule12:53 - 22 Korrik, 2022

schedule 12:53 - 22 Korrik, 2022

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka mbërritur në Turqi për të nënshkruar një marrëveshje për lehtësimin e eksportit të grurit, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë për shtyp, sipas CNN.

“Po, ministri i Mbrojtjes Shoigu ka mbërritur në Turqi. Po përgatitet marrëveshja për t’u nënshkruar sot,” tha Peskov.

I pyetur për rëndësinë e arritjes së kësaj marrëveshjeje për Rusinë, Peskov iu referua deklaratës së mëparshme të Presidentit Vladimir Putin për krizën ushqimore.

“Presidenti Putin ka thënë se në sfondin e krizës ushqimore që po afrohet, është shumë e rëndësishme të zhbllokohen rrugët e furnizimit në tregjet botërore – plehra, ushqime dhe drithëra”, tha Peskov.

Sipas Kremlinit, është një “sasi relativisht e vogël” e grurit ukrainas. “Por gjithsesi, është shumë e rëndësishme që ky drith të eksportohet në tregjet botërore,’ shtoi ai.

Delegacionet ruse dhe ukrainase, të ndërmjetësuara nga Turqia dhe OKB, pritet të nënshkruajnë marrëveshjen për eksportet e grurit. Nga pala ukrainase, ministri i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov do të nënshkruajë marrëveshjen në Stamboll.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!