Marrëveshja për eksportin e grurit/ Putin pritet të flasë me Erdoganin

schedule14:07 - 11 Maj, 2023

schedule 14:07 - 11 Maj, 2023

 Presidenti rus Vladimir Putin, nëse është e nevojshme, mund të bisedojë me presidentin turk Tajip Erdogan për zgjatjen e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi, tha Kremlini sot ndërsa bisedimet për këtë çështje vazhdonin në Stamboll.

Rusia ka thënë se nuk do ta zgjasë marrëveshjen përtej 18 majit nëse nuk plotësohen një sërë kërkesash për të hequr barrierat ndaj eksporteve të saj të grurit dhe plehrave.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se beson se marrëveshja, e cila lejon eksportin e sigurt të grurit dhe plehrave nga tre portet e Ukrainës, mund të zgjatet edhe për të paktën dy muaj të tjerë.

I pyetur nëse Putin dhe Erdogan do të diskutojnë ndoshta këtë çështje, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se nuk ekziston një plan i tillë për momentin, por shtoi se të dy liderët komunikojnë me njeri-tjetrin kur është e e nevojshme.

Ai nuk pranoi të komentojë mbi ecurinë e bisedimeve ndërkohë që ato janë ende në vazhdim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!