Marrëveshja për Butrintin, Tabaku: Askush nga PD nuk ka sulmuar Fondin Amerikan

schedule18:31 - 23 Maj, 2022

schedule 18:31 - 23 Maj, 2022

Ligji për menaxhimin e Parkut të Butrintit ka sjellë debate dhe përplasje në Kuvend ditën e sotme. Deputetja Jorida Tabaku, gjatë fjalës së saj tha se askush në PD nuk ka sulmuar Fondin Amerikan. Më herët kreu i grupit socialist Taulant Balla akuzoi ish-kryeministrin Berisha se sulmon çdo projekt amerikan.

Sakaq, Tabaku tha se kryeministri Rama foli sot në Kuvend për çdo gjë, por jo për Butrintin, por sulmoi përsëri opozitën.

“Askush nuk ka sulmuar nga PD fondin amerikan. Në Butrint sot, Rama foli për çdo gjë, vetëm jo për Butrintit. Nëse kishte diçka për të diskutuar ishte dhënia me koncesion. Asnjë fjalë nuk u tha për Butrintit. U sulmua përsëri opozita”, tha Rama.

Tabaku, sqaroi më tej se përse e kanë kundërshtuar ndërtimin e stadiumit “Air Albania”, teksa Rama i ftoi që të shikonin ndeshjen që luhet më 25 maj.

“Nëse e kemi kundërshtuar projektin e  stadiumit sepse prishte një ikonë të qytetit. edhe stadiumi mund të ketë një ndeshje këtë javë, shumë nga ne edhe mund të shkojnë, por nuk e heq faktin që është prishur ligji”, tha Tabaku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!