Marrëveshja për borxhin nuk mjafton, Apeli “zë ngushtë” Flamurtarin

schedule21:58 - 10 Maj, 2021

schedule 21:58 - 10 Maj, 2021

Komisioni i Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e Flamurtarit për t’i kthyer tre pikët e hequra për shkak të shkeljes së afatit për të shlyer ish-zëvendëstrajnerin Ergi Lubani.

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës e kishte dënuar klubin vlonjat më 27 prill dhe kishte lënë 15 ditë afat për të shlyer borxhin që Flamurtari i kishte Lubanit.

Në Vlorë, për t’i shpëtuar një tjetër dënimi, abcnews.al mëson se kanë gjetur marrëveshjen me Lubanin, duke i dhënë 4 mijë euro në momentin e nënshkrimit të saj, pra këstin e parë të borxhit.

Te Flamurtari kanë menduar se me këtë marrëveshje do të hiqnin edhe dënimin e marrë, por marrëveshja e bërë mban datë pas vendimit të Disiplinës dhe Etikës.

Kështu, Komisioni i Apelit e ka hedhur poshtë pretendimin e Flamurtarit, që gjithsesi me këtë marrëveshje do t’i shpëtojë për momentin një tjetër dënimi, pasi ishte i paralajmëruar nga Disiplina dhe Etika. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!