Thaçi: Marrëveshja në Uashington dëshmoi se konspiracionet ishin të rreme

schedule11:17 - 7 Shtator, 2020

schedule 11:17 - 7 Shtator, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë ditën e sotme në konferencën e paralajmëruar për media për të folur rreth firmosjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në SHBA.

Gjatë fjalës së tij, Thaçi shprehu mirënjohje për SHBA, që sipas tij, i ka qëndruar gjithnjë pranë Kosovës. Po ashtu, presidenti u shpreh, se lidershipi i amerikanëve u ka sjellë qytetarëve të Kosovës vetëm të mira.

Duke iu kthyer marrëveshjes, Thaçi falenderoi edhe të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell për përkushtimin e tij në këtë proces që kreu i shtetit e cilësoi si të gjatë dhe të vështirë.

“Kjo nuk do të ndodhte pa angazhimin konkret të emisarit Grenell, dhe angazhimit të tij të pandalshëm…Kosova beson në vizionin e Uashingtonit. Besimi në SHBA, ka sjellë për qytetarët e vendit vetëm fitime.”

Thaçi theksoi po ashtu se me formalizmin e kësaj marrëveshjeje në Shtëpinë e Bardhë, ranë poshtë edhe ato që ai i quajti konspiracione.

Presidenti deklaroi:

“Me formalizimin e marrëveshjes në Shtëpi të Bardhë u tregua që të gjitha konspiracionet ishin të rrejshme e paragjykuese. Zhvillimi ekonomik, projektet infrastrukturore, linjat ajrore, hekurudhore, kanë qenë gjithmonë prioritet i shtetit të Kosovës. Njësoj si nevoja për zbardhjen e personave të pagjetur.” s.b /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!