Marrëveshja në Bruksel me Serbinë për targat, gazetarja: Fitore e Kosovës

schedule19:38 - 30 Shtator, 2021

schedule 19:38 - 30 Shtator, 2021

Arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për çështjen e targave ishte meritë e ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian, por një rol të madh luajti edhe Uashingtoni. Kështu është shprehur gazetarja Erisa Zykaj nga Brukseli ndërsa thekson se zv/ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar u mor shumë seriozisht me këtë çështje.

Por a është përfundimtare kjo marrëveshje e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat në Bruksel? Gazetarja shpjegon se bëhet fjalë vetëm për një zgjidhje të përkohshme. Më pas, më 21 tetor do të ngrihet një grup teknik pune që do të ketë 6 muaj kohë që të gjejë një zgjidhje të përhershme.

Lexo edhe: Kosovë-Serbi arrijnë marrëveshjen në Bruksel, pikat kryesore

Megjithatë, sipas Erisa Zykajt, kjo marrëveshje është një fitore për Kosovën e cila ka arritur reciprocitetin që kërkonte.

Ndërsa, duke folur për një raport denoncimi rreth shtimit të numrit të azilantëve nga Shqipëria, gazetarja duke cituar burime thotë se është shumë e komplikuar ose thuajse e pamundur që të aktivizohet mekanizimi i heqjes së lëvizjes së lirë në zonën e Shengenit.

Pra, nuk mjafton vetëm që disa vende të jenë dakord për heqjen e lirisë së lëvizjes për shqiptarët, por duhet një shumicë dërrmuese. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!