SHBA dhe Kanadaja kanë arritur zyrtarisht një marrëveshje për vazhdimin e tregtisë së lirë mes dy vendeve dhe Meksikës. Tashmë pakti i ri zëvendëson marrëveshjen NAFTA të rrëzuar nga presidenti Trump.
Amerika dhe Kanadaja zyrtarisht arritën një marrëveshje për të lejuar që Kanadaja të mbetet në paktin e tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara dhe Meksikën. Përfaqësuesi i Tregtisë së Amerikane Robert Lighthizer dhe Ministrja e Jashtëme Kanadeze Chrystia Freeland njoftuan në një deklaratë të përbashkët marrëveshjen e re SHBA-Meksikë-Kanada, e cila zëvendëson akordin NAFTA. Ekonomitë amerikane dhe kanadeze janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme. Për 36 shtetet amerikane, vendi kryesor i eksportit është Kanadaja, jo Bashkimi Evropian apo Kina. Kjo është arsyeja pse bisedimet për rishikimin e NAFTA-s (traktati i tregtisë së lirë që përuroi tregun e vetëm të Amerikës së Veriut në 1994) janë të rëndësishme.
Është gjithashtu një provë për të ardhmen e traktateve: NAFTA një çerek shekulli më parë hapi rrugën për shumë marrëveshje të tjera shumëpalëshe, deri në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe hyrjen e Kinës; ndërsa sot Donald Trump favorizon bilateralizmin. Nuk është gabim, nga këndvështrimi i politikës “Amerika e Para”. Është parë me Meksikën, sa më ashpër të negociojë, SHBA mund të detyrojë bashkëbiseduesit të ulen në një tryezë dypalëshe.
Më 27 gusht, një marrëveshje dërgoi në “pension” Akordin e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA), traktatin që rregullonte marrëdhëniet tregtare midis Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë që nga viti 1994. Por fillimisht negociatat u kryen dhe përfunduan vetëm midis Uashingtonit dhe Mexico City, duke përjashtuar për momentin Ottawa. Por sëfundi u përfshi dhe Kanadaja./abcnews.al