Marrëveshja me MEK do të vijojë, Shtuni: Do rritet vëmendja nga autoritet, muhaxhedinët t’i përmbahen ligjeve tona

schedule18:04 - 20 Qershor, 2023

schedule 18:04 - 20 Qershor, 2023

 

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Newsline” me gazetaren Viol Xhafaj në ABC News ka qenë eksperti për çështjet e sigurisë, Adrian Shtuni, i cili foli në lidhje me aksionin e Policisë së Shtetit ditën e sotme në kampin e MEK dhe tensioneve të krijuara.

Ai tha se dihej që MEK ka aktivitete politike të hapura dhe sipas tij duhet të ketë një marrëveshje të kushtëzuar jo vetëm në letër.

Pikë së pari shpreh ngushëllime për humbjen e jetës, të plagosurit të shërohen shpejt, pastaj a është përdorur dhunë apo jo mbetet për t’u parë. Nëse ka pasur sulm ndaj policisë apo mos lejim të zbatimit të detyrave edhe policia ka të drejtë të reagojë.

Kjo dihej që MEK ka aktivitete politike të hapura. Unë e kam thënë që duhet të ketë një marrëveshje të kushtëzuar dhe jo vetëm në letër në mënyrë  që ata të zbatojnë marrëveshjen për të mos e vendosur Shqipërinë  në pozitën e të sulmuarit.

Këtu neve mund të diskutojmë pak më shumë se çfarë ka ndodhur. E padiskutueshme nëse SPAK kanë pasur një pretendim dhe kanë prova që ka ndodhur një shkelje.

Sa i përket deklaratës së Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi i cili u shpreh se marrëveshja do të vazhdojë, Shtuni tha se nëse do të sërish veprime të tilla duhet të ketë penalitete dhe se tanimë autoritet shqiptare do të kenë një vëmendje të shtuar në kamp.

Shtuni theksoi se anëtarët e MEK duhet ta kuptojnë që nuk janë ambasadë, por janë në një territor shqiptar dhe duhet të respektojnë ligjet e vendit.

Duhet të jetë e qartë nga anëtarët e MEK se ata nuk kanë një status për të kryer veprime të tilla dhe nëse ata vazhdojnë, duhet të ketë penalitete dhe nëse ata do t’i përmbahen marrëveshjes, situata do të jetë në rregull, por do të ketë rritje të vëmendjes nga autoritet shqiptare.

Mendoj që kapacitet janë për ta bërë këtë dhe ka pasur informacioneve që ka pasur aktiviteti të palejuara nga muhaxhedinët, por është mbyllur njëri sy.

Më vjen keq për reagimit e anëtarëve të MEK, që shprehen se autoritet shqiptare kanë arritur marrëveshje me regjimin e Teheranit për t’i sulmuar, gjë që është për të ardhur keq, sepse ata kanë qenë përfitues NETO të mbrojtjes nga qeveria shqiptare.

Ai kamp aty nuk është Ambasadë. Ai territor është shqiptar dhe personat që jetojnë aty duhet t’i përmbahen ligjeve të vendit” tha ai.r.t/abcnews.al