Marrëveshja Kosovë-Serbi, reagon këngëtari shqiptar: Hipokrizi kur kritikon opozita

schedule14:57 - 5 Shtator, 2020

schedule 14:57 - 5 Shtator, 2020

Dje u nënshkruar marrëveshja ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.

Reagimet për këtë ngjarje kanë qenë të shumta, ku nuk kanë munguar as nga bota e shoëbizit. Më i fundit ka qenë reperi i njohur Genc Prelvukaj, i cili ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”.

Ai është se është hipokrizi e madhe kur struktura opozitare kritikon delegacionet shtetërore për nënshkrimin e marrëveshjeve të sponsorizuara dhe nen direktive te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Më tej Genci shprehet se çdo kundërshtim paraprak ne raport me interesat Amerikane, sapo të kalohet në pozitë, ato gradualisht shkrihen dhe zhduken, çdo forcë politike në Kosovë, duhet të punojë të shfrytëzojë sa më mirë përkrahjen dhe qasjen pozitive të SHBA-së ndaj shqiptarëve, sesa të provojë zhgënjimin e tyre.

Postimi i plotë:

Hipokrizia me e madhe ne skenen politike te Kosoves eshte kur struktura opozitare kritikon delegacionet shteterore per nenshkrimin e marreveshjeve te sponzorizuara dhe nen direktive te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Sjellja e tille eshte aq naive, sa qe te le pershtypjen qe ose nuk e kuptojne ekuilibrin e forces ose zhvillojne folklor politik. Amerika ka shembur dhe copetuar pergjate luftes se ftohte nje Bashkim Sovjetik te fuqishem, ka rrenuar dhe ndare Jugosllavine dhe ka ngritur e bashkuar Europen. Eshte e palogjikshme deri ne banalitet dhe humor, te mendohet se ne kendej, mund ti bejme balle teorive dhe programit te tyre, pjelle e se ciles ishte edhe clirimi i Kosoves.

Per kete arsye gjithcka qe flitet nga opozita, cdo kundershtim paraprak ne raport me interesat Amerikane, sapo te kalohet ne pozite, ato gradualisht shkrihen dhe zhduken. Eshte e pakuptimte pse duhet qe vetem me ardhjen ne pushtet te kuptohet forca dhe serioziteti i tyre. Keshtu para cdo reaksioni neverites, cdo force politike ne Kosove, duhet te punoje te shfrytezoje sa me mire perkrahjen dhe qasjen pozitive te SHBA-se ndaj shqiptareve, sesa te provoje zhgenjimin e tyre. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!