Marrëveshja Kosovë-Serbi, Rama: Nuk ka asgjë të re përveç faktit se u bë në Shtëpinë e Bardhë

schedule18:42 - 7 Shtator, 2020

schedule 18:42 - 7 Shtator, 2020

Nga foltorja e Kuvendit, Rama komentoi edhe marrëveshjen Kosovë-Serbi të nëshkruar në Shtëpinë e Bardhë në SHBA.

Kreu i qeverisë deklaroi se përveç këtij fakti nuk ka asgjë të re përpos procesit të Berlinit.

Rama u shpreh se zvarritja që u finalizua nga palët në SHBA i kushtoi kohë të domosdoshme palëve.

“Përveç faktit që u bën në shtëpinë  e Bardhë Marrëveshja nuk ka asgjë të re. Të gjitha temat, janë tema të procesit të Berlinit.

 E them këtë për një arsye shumë të thjeshtë për të kuptuar se sa shumë kohë kemi humbur në raport me atë që sjell marrëveshja. Ajo sjell një konfirmim të asaj që ka qenë aty për vit”, tha Rama. /m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!