Marrëveshja Kosovë-Serbi, Milo: U bë sallatë ruse, lojë politike e administratës Trump

schedule22:21 - 6 Maj, 2021

schedule 22:21 - 6 Maj, 2021

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo e ka cilësuar si të turpshme marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, vitin e kaluar.

Sipas tij, marrëveshja u kthye në “sallatë ruse” dhe qëllimi i vetëm i saj ishte t’i shërbente administratës së Donald Trump për fushatën elektorale.

“Marrëveshja që u arrit në zyrën ovale ishte një marrëveshje e turpshme për ata që vendosën firmat ne ato dy copa letre. Nuk ishte marrëveshje, se marrëveshjet kanë kritere. Ajo marrëveshje i shërbente më shumë arritjes së një rezultatit të shpejtë në politikën e jashtëm amerikane për tu përdorur si sukses në fushatë. U zhvesh nga thelbi, objektivi themelor që ishte njohja reciproke që u hoq nga këmbëngulja e Vuçiç. Që nga momenti që u hoq ajo marrëveshje ra. Për ta mbushur në funksion të nevojave elektorale U bë një sallatë ruse marrëveshja që nuk kishin lidhje me Kosovën. U fut edhe homoseksualizmi, edhe njohja që shumë mirë u bë nga Izraeli. Ajo nuk ishte marrëveshje serioze. Ishte lojë elektorale dhe që për mendimin tim, amerikanët ai ekip në Shtëpinë e Bardhe e përdorën çështjen e Kosovës jo për ta zgjidhur por për të nxjerrë përfitimet e tyre.

Ndoshta nuk jam dakord edhe me këtë tjetrën që udhëheqësit e Kosovës për fat të keq gjithmonë, gjithçka që bëjnë në politikane jashtme e kanë merakun që të forcojë politikat e tyre të brendshme. Te kjo marrëveshje ata ceduan në mënyrën sesi vajtën. Nuk mund të arrinin gjë. Ishte vetëm një shfaqje. Ata përfituan nga loja e brendshme politike. E kam përshëndetur në atë kohë qëndrimin e Albin Kurtit. U rrëzua, e rrëzoi Grenell dhe sot është përsëri në pushtet.  Kosova nuk do të përfitonte asgjë për sa kohë nuk do të kishte njohje reciproke,” deklaroi Milo. g.v/abcnews.al