Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Anëtari i kryesisë së AAK: Kurti të firmosë, i japim votat në parlament

schedule16:18 - 11 Mars, 2023

schedule 16:18 - 11 Mars, 2023

Anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj deklohet pro marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, sipas planit franko gjerman. Në një lidhje skype me gazetaren Linda Karadaku për Ballkan, Lekaj u shpreh se mbështetja për marrëveshjen nuk bëhet për elektorat, por de juro ai njeh Kosovën shtet.

“Ne si AAK i kemi thënë PO asaj marreveshje, por me disa pika që janë dukur jo shumë të pranueshme sic është sociacioni apo statusi i kishës serbe, por në tërësi kemi parë se është e dobishme dhe e njeh Kosovën si shtet të paavarur de juro.Kemi treguar pjekuri politike,  dhe nuk e bëjmë këtë për elektorat. Duhet të nënshkruhet kjo marrëveshje, normalizon marrëdhëniet, dhe hap rrugën e Kosovës për njohje.”u shpreh Lekaj, ndërsa shtoi se marrëveshja duhet të nënshkruhet nga palët

“Ajo që vë në pikëpyetje marrëveshjen është aneks-marrëveshja që nuk e kemi parë si dokument nuk është miratuar në Kuvend, qeveria e faktori ndërkombëtar janë treguar të heshtur. I mbetet Kurtit të firmosë apo jo, ne si AAK i themi se duhet të nënshkruhet dhe të kemi vëmendje sa i përket aneksit të kësaj marrëveshje.

Sa i takon Kuvendit, marrëveshja duhet të ratifikohet me 2/3 e votave dhe nëse nuk e përkrahin nuk miratohet kjo marrëveshje. I mbetet qeverisë të dakordësohet edhe me partitë opozitare. Ne i kemi thënë Po” përfundoi Lekaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!