Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Marrëveshja Izrael Hamas, Spiropali: Një hap më pranë hedhjes së rrënjëve të paqes

schedule14:10 - 9 Tetor, 2025

schedule 14:10 - 9 Tetor, 2025

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar në rrjetin e saj social X në lidhje me Fazën e I-rë të marrëveshjes së paqes në Gaza.

Sipas Spiropalit, ky hap shënon një zhvillim të rëndësishëm të rrallë dhe jetik.

“Mirëpresim lindjen e shpresës në Gaza. Faza e parë e marrëveshjes së paqes, e bazuar në propozimin e Presidentit të SHBA, shënon një zhvillim të rëndësishëm të rrallë dhe jetik. Përgëzojmë diplomacinë e palodhur të SHBA, Katarit, Egjiptit dhe Turqisë për drejtimin e këtij momenti drejt dritës.

Një hap më pranë lirimit të të pafajshmëve, heshtjes së armëve dhe hedhjes së rrënjëve të paqes. Çdo armëpushim fillon si një thirrje e njerëzimit.” – ka deklaruar Ministrja Spiropali./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!