Emmanuel Macron mirëpreti marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit, duke shtuar se Franca po punon pa u lodhur për lirimin e të gjitha pengjeve.
“Unë mirëpres marrëveshjen për lirimin e pengjeve dhe një armëpushim humanitar. Ne po punojmë pa u lodhur për lirimin e të gjithë pengjeve. Armëpushimi humanitar duhet të lejojë dërgimin e ndihmave dhe shpëtimin e civilëve në Gaza”, tha Macron në një postim.
Rikujtojmë se marrëveshja për armëpushimin 4 ditor dhe lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë u arrit pas 5 javësh bisedimesh të tensionuara mes palëve dhe ndërmjetësve të Katarit dhe Egjiptit.
Ndërkombëtarët kanë mirëpritur marrëveshjen duke e cilësuar një hap për lirimin e më shumë pengjeve dhe një hap drejt fundit të luftës.
/abcnews.al