Marrëveshja Izrael-Hamas, 14 izraelitë dhe 42 palestinezë do të lirohen sot  

schedule11:28 - 25 Nëntor, 2023

schedule 11:28 - 25 Nëntor, 2023

Katërmbëdhjetë pengje të mbajtura nga Hamasi do të lirohen sot, së bashku me 42 të burgosur palestinezë, sipas zyrtarëve izraelitë, në ditën e dytë të zbatimit të një marrëveshjeje midis Izraelit dhe lëvizjes palestineze që përfshin një armëpushim në Rripin e Gazës.

Ditën e djeshme, 13 pengje izraelite gra dhe fëmijë u kthyen në shtëpitë e tyre, në këmbim të lirimit të 39 të burgosurve palestinezë, gra dhe fëmijë. Deri më tani është duke u respektuar armëpushimi në Rripin e Gazës.

Në njoftimin e sotëm, spitali Schneider njofton se gjendja shëndetësore e katër fëmijëve dhe katër grave që u transferuan atje pas lirimit nga Hamasi është e qëndrueshme.

Në njoftim thuhet se të tetë personat ndodhen me familjet e tyre në ambientin e projektuar posaçërisht për ta dhe monitorohen nga staf mjekësor i kualifikuar, ndërsa u është ofruar edhe mbështetje psikologjike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!