Ministri i Jashtëm Italian dhe njëkohësisht kreu i Forca Italia, Antonio Tajani deklaroi këtë të martë se marrëveshja e arritur mes Romës dhe Tiranës zyrtare, për të ndërtuar një kamp emigrantësh në Shqipëri ku do të transferohen përkohësisht emigrantët që mbërrijnë në Itali nuk mund të krahasohet me idenë e Britanisë për të dërguar emigrantët e paligjshëm drejt Ruandës. Tajani theksoi se ne rastin e italise kerkesat per Azil nuk do te menaxhohen nga nje vend I trete.
“Vlen të theksohet se ky protokoll nuk është i krahasueshëm me marrëveshjen mes Mbretërisë së Bashkuar dher Ruandës. Nuk ka kontraktim të jashtëm të menaxhimit të kërkesave për azil nga një vend i tretë dhe nuk ka asnjë shmangie nga të drejtat e garantuar ndërkombtarisht. Diçka e tillë është riafirmuar disa here edhe në Protokoll dhe në marrëveshjen e nënshkruar.”
Duke folur nga parlamenti , Antonio Tajani deklaroi se qeveria do të paraqesë në kohën e duhur në parlament një projekt ligj ratifikimi, në të cilin janë rregullat dhe ndarjet e nevojshme për zbatimin e protokollit.
Ministri i Jashtëm Italian foli edhe mbi paragjykimet që ekzistojnë mbi Shqipërinë.
“Shqipëria do të Anëtarësohet së shpejti në Bashkimin Europian dhe është pjesë e Këshillit të Europës. Përjashtimet janë të pamundura. Protokolli i marrëveshjes Shqipëri – Itali është një pjesë e rendësishme në strategjinë e përgjithshme të qeverisë tone në skenën ndërkombëtare.”
Me shume se 150 mije emigrantë kanë mbërritur në mënyrë të jashtëligjshme në Itali përgjatë këtij viti nepermjet rrugeve detare, ndersa nje vit me pare kjo shifer ishte rreth 94 mijë./abcnews.al