Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë në kuadër të marrëveshjes për reciprocitetin e targave ka lëshuar 58 mijë e 27 stikersa për targa deri më tani.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministria bën me dije se kjo pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targat me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes së Brukselit lidhur me këtë çështje.
“Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil dhe Pikat e Kalimit Kufitar në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, kanë administruar gjithsej 58.027 stikersa për targa”, thuhet në njoftim./abcnews.al