Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj shpjegoi më në detaje marrëveshjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë që do të hyjë në fuqi në datë 1 qershor. Sipas Nunajt, kjo është një prej marrëveshjeve më të mira ku vitet e kontributeve do të bashkohen në të dyja vendet. Nga marrëveshja, ka parashikim të pensioneve në tre nivele atë pleqërie, invaliditeti dhe familjar.
“Është një lajm i mirë për shqiptarët që kanë vite kontributive në Itali.
Është një nga marrëveshjet më të mira dhe përfituesit janë qytetarët që përfitojnë në trenivele, pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar. Pagesat e papunësië janë në plan të dytë. Që të bëhet përfitimi i pensionit kemi të bëjmë me ata qytetarë që nuk kanë 20 vite kontributi, pra nuk përfitojnë nga niveli minimal por nëse kanë vite në Shqipëri bashkohen këto vite dhe bëjnë të kenë pension.” / abcnews.al

