Marrëveshja e Ohrit, Kurti në Kuvend: Më e mira e mundshme në kushtet që jemi

schedule11:49 - 23 Mars, 2023

schedule 11:49 - 23 Mars, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur ditën e sotme një fjalim në parlament, ku ka dhënë sqarimi mbi marrëveshjen e Ohrit.

Kurti ka thënë se që në fillim ta mandatit është zotuar se do ta riformatojë dialogun me Serbinë, që ai të jetë sa i barabartë për të dyja vendet.

Ai shtoi se në momentin që u bë publik plani franko-gjerman, dialogu ka hyrë në një fazë tjetër.

Kryeministri ka theksuar po ashtu se nuk mund t’i shmangë detyrimet nga traktatet ndërkombëtare, por sipas tij kjo është marrëveshja më e mirë e mundshme që Kosova mund të arrijë në kushtet aktuale.

“Sinqerisht aleatët tanë duan ta sjellin Serbinë afër Evropës, por a do ta arrijnë nuk jam i sigurt. Ja vlente mundimi pasi arritëm diçka të rëndësishme. Marrëveshja bazë konfirmon që marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës zhvillohen në bazë të kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha të drejtat themelore që e karakterizojnë një shtet sovran. Serbia ka pranuar ta trajtojë Kosovën si anëtare të barabartë të Bashkësisë Ndërkombëtare. Gjithashtu Serbia është zotuar që të mos kërcënojë me përdorim të forcës, por unë ende nuk do ta besoja këtë”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se kjo është njohje defakto dhe me status të pakthyer.

Ka shtuar se të gjitha këto detyrime tashmë janë në fuqi dhe po mbikëqyren nga Bashkimi Evropian.

“Shtetet që bashkëpunojnë do të marrin nxitje në anëtarësimin në BE dhe mbështetje financiare nga BE. Meqenëse nuk ka shkallë të duhur të besimit, do të thosha se ka shkallë të lartë të mosbesimit. Nuk mund të kemi zbatime të njëanshme të marrëveshjes. Kosova i ka obligimet e veta ligjore, unë kam kundërshtuar për disa marrëveshje në të kaluarën dhe po vazhdoj të punoj për një rezultat më të mirë”, ka thënë ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!