Këshilli dhe Parlamenti i BE-së kanë arritur marrëveshjen e parë për ndërtimin e stacioneve të rimbushjes elektrike dhe hidrogjenit për makinat dhe automjetet elektrike në rrjetet kryesore rrugore të vendeve të BE-së.
Lajmi është bërë i ditur nga Parlamenti Evropian.
Sipas marrëveshjes, stacionet e karikimit për makinat elektrike do të duhet të instalohen çdo 60 kilometra deri në vitin 2026 në akset rrugore kryesore të treguara në rrjetet prioritare evropiane të transportit (TEN-T).
Për automjetet e rënda dhe autobusët, stacionet e rimbushjes duhet të instalohen çdo 120 kilometra deri në vitin 2028, ndërsa sistemet e shpërndarjes së hidrogjenit duhet të instalohen çdo 200 kilometra deri në vitin 2031.
Marrëveshja parashikon që vendet individuale të paraqesin plane kombëtare për arritjen e objektivave të treguara, por edhe mundësinë e përjashtimeve për zonat më të pafavorizuara, ishujt dhe rrugët me pak trafik.
Ndërkohë marrëveshja, përpara se të bëhet përfundimtare, tani do të duhet të shqyrtohet dhe miratohet nga ambasadorët e 27-të dhe nga Këshilli, si dhe nga komisioni i transportit dhe seanca plenare e Parlamentit Evropian./abcnews.al