Marrëveshja Britani e Madhe-BE, reagon May: Pres të shohim detajet në ditët në vijim

schedule16:32 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 16:32 - 24 Dhjetor, 2020

Ish-kryeministrja britanike Theresa May ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes post-Brexit, mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian. Në një postim në Twitter, May shkruan se ky ishte një lajm i mirë ndërsa shtoi se marrëveshja sjell besim tek bizneset dhe ndihmon në vijimin e tregtisë.

POSTIMI I PLOTË

“Lajm shumë i mirëpritur që MB dhe BE kanë arritur marrëveshje mbi kushtet e një marrëveshjeje – një që siguron besim për biznesin dhe ndihmon në vazhdimin e rrjedhës së tregtisë. Presim të shohim detajet në ditët në vijim.”

Pasditen e së enjtes u arrit marrëveshja historike mbi marrëdhëniet e ardhshme tregtare dhe të sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Evropian, në prag të Krishtlindjes, një javë para përfundimit të periudhës së tranzicionit të Brexit. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!