Marrëveshja bërthamore me Iranin, fillojnë bisedimet në Vjenë

schedule11:18 - 1 Shtator, 2020

schedule 11:18 - 1 Shtator, 2020

Palët e mbetura në marrëveshjen e lëkundur bërthamore midis Teheranit dhe fuqive botërore do të takohen më 1 shtator ndërsa Shtetet e Bashkuara po bëjnë presion që  OKB të vendosë sanksione mbi Iranin.

Takimi do të drejtohet nga zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian, Helga-Maria Schmid, gjithashtu do të marrin pjesë përfaqësues nga Britania, Kina, Franca, Gjermania, Irani dhe Rusia.

Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga marrëveshja historike e vitit 2015 më shumë se dy vite më parë. Britania, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia po luftojnë për të shpëtuar marrëveshjen, e cila i ka lehtësuar sanksionet kundër Iranit, në këmbim të zvogëlimit të programit të tij bërthamor.

Javën e kaluar, Irani ra dakord që inspektorët e OKB të vizitojnë dy zona të dyshuara për organizimin e veprimtarive të padeklaruara në fillim të viteve 2000.

Irani e ka ndërmarrë këtë hap pasi Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara ka bllokuar përpjekjen e SHBA-së për të rivendosur sanksione ndërkombëtare kundër Republikës Islamike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!