Zv/Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka folur në ABC News për marrëdhëniet e partisë së tij me Partinë Demokratike.
Nga emisioni “Mbrëmje ABC” nga Mirela Milori, ish-deputeti tha se LSI dhe PD janë në një aksion të rëndësishëm politik. Ai theksoi se marrëdhëniet brenda dy partive më të mëdha të opozitës janë serioze, korrekte dhe bashkëpunuese.
“Nuk flitet për marrëdhënie individuale. Ne jemi një front opozitar me prioritet dhe me fokus, administrimin drejtimin dhe orientimin e revoltës qytetarëve tek tek përmbushja e prioriteteve tona politike, kushtetuese dhe ligjore. T’i çelet rruga krijimit të një sistemi të ri kushtetues, politik dhe institucional që nuk prodhon më individë lidera, kryeministra që pasi hipin në atë karrige mendojnë se janë zot i këtij vendi.
Marrëdhëniet me PD-në janë marrëdhënie partnerësh, serioze, korrekte dhe bashkëpunuese në një aksion të rëndësishëm politik që synon të nxjerrë Shqipërinë nga lista e të treguarit me gisht si vendi i vetëm në Europë ku blihen dhe shiten votat”, tha Rama./abcnews.al