Presidentët e Egjiptit dhe Iranit diskutuan zhvillimet e fundit në Gaza, si dhe perspektivën e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve të tyre, në atë që televizioni iranian e cilësoi sot si bisedën e tyre të parë telefonike.
Sipas raportit televiziv, presidenti iranian Ebrahim Raishi telefonoi homologun e tij egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.
Të dy udhëheqësit u takuan për herë të parë në nëntor në margjinat e një konference të jashtëzakonshme arabo-islamike të mbajtur në Riad të Arabisë Saudite.
“Raishi deklaroi se Irani është i gatshëm të ofrojë të gjitha kapacitetet që ka për të ndaluar gjenocidin e qeverisë në Gaza, por edhe për të dërguar ndihma për palestinezët”, raportoi TV shtetëror iranian, duke shtuar se kjo është biseda e parë telefonike mes tyre.
Marrëdhëniet midis Egjiptit dhe Iranit kanë qenë përgjithësisht të tensionuara për dekada, pavarësisht se të dy vendet mbajnë disa kontakte diplomatike.
Telefonata e përmendur pason lëvizjet e vendeve të tjera të rajonit për zbutjen e tensioneve në muajt e fundit./abcnews.al

