Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Marrëdhëniet ekonomike Shqipëri-Kosovë/ Civici: Shumë marrëveshje, pak të realizuara

schedule20:35 - 4 Prill, 2025

schedule 20:35 - 4 Prill, 2025

Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici thotë se marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, më shumë kanë sipërfaqësore sesa reale dhe me impakt.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Civici u shpreh se mes dy shteteve ka pasur marrëveshje të shumta, por janë realizuar shumë pak.

“Problemi kryesor në fushën e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik është çështje që vazhdimisht është disktuar. Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare, më shumë kanë qenë sipërfaqësore, sesa reale dhe impakte. Pritja për dy qeveritë e reja, do kërkohet që të shikohet në platformat e dy qeverive, çfarë platforme bashkëpunimi do ketë. Deri tani, ka pasur shumë marrëveshje, një pjesë e tyre janë të diktuara nga nevojë imediate, një pjesë ka qenë një lloj bazamenti, por duke parë situatën konkretisht, kuptohet që një pjesë e tyre kanë ngelur dëshira të mira, ose kanë qenë të realizuara shumë pak”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!