“L’Equipe” e nis ditën e sotme me një raportim të bujshëm, ku media franceze thekson se marrdhënia mes Luis Enrique dhe Mbappe është e tensionuar. Kjo sepse trajneri spanjoll e ka vendosur kohët e fundit sulmuesin francez si sulmues qendre, dhe jo në rolin që Mbappe dëshiron, në atë të sulmit të krahut.
Kontrata e Mbappe me PSG skadon në fund të sezonit dhe nga janari, ai ka të drejtën të negociojë me çdo klub që dëshiron. Dihet botërisht se Real Madrid mbetet pas tij, por së fundmi ka interesim edhe nga Arabia Saudite./h.ll/abcnews.al