Marrëdhënie e kushtëzuar me parlamentin/Edmond Spaho në ABC News

schedule22:56 - 19 Prill, 2018

schedule 22:56 - 19 Prill, 2018

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho ka folur në studion e Mbrëmje në ABC News për vijimësinë e raportit të kushtëzuar me Parlamentin. “Ne raportin me parlamentin e kemi deklaruar para dy-tre javës ku kemi thënë që është i kushtëzuar në funksion të lëvizjes qytetare për mosbindje civile.

Sipas tij kjo marrëdhënie e kushtëzuar me parlamentin është në funksion të mosbindjes civile.

“Ne do të jemi prezent në parlament e seancë plenare sa kohë që kjo i shërben mosbindjes civile. Ne e kemi kushtëzuar prezencën tonë me lirimin e 11 të burgosurve nga Kukësi dhe kemi kërkuar që kryeministri të kërkojë ndjesë për ofendimin e qytetarëve të vet”.

Prania e sotme në seancë, ishte në respekt të rekomandimit të hapjes së negociatave me BE-në, por sipas Spahos u kthye në një ditë qesharake me praninë e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri në Parlament. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!