Marrëdhënia me gazetarët, Anila Basha: Rama na ka futur në një kurth

schedule22:00 - 27 Nëntor, 2018

schedule 22:00 - 27 Nëntor, 2018

Sipas drejtueses së newsbomb.al, Anila Basha, kryeministri Rama ka arritur ta fusë median në një kurth të vetin. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Provokacija”, ku u shpreh se kryeministri është i zoti të menaxhojë edhe opozitën, median, por edhe punë të qeverisë.

“Mendoj se Rama është i zoti. Mendoj se Rama është i zoti të menaxhojë situata të veta, të partisë së vet, e cila është një parti që unë kam menduar se Nano do e menaxhonte më mirë, por ai iku i braktisur nga të gjithë dhe pastaj erdhi Rama. Dhe ai ka arritur ta mbajë këtë parti prej shumë vitesh. Që nga 2005. Rama është i zoti të menaxhojë opozitën, Rama është i zoti të menaxhojë median, Rama është i zoti të menaxhojë dhe punët e veta të qeverisë. Kam përshtypjen që Rama na ka futur të gjthëve në një kurth të vetin dhe ne padyshim të gjithë i shkojmë nga mbrapa dhe ai atë do. Të jetë pjesë e kësaj gjëje”, u shpreh gazetarja.

Sipas Bashës, gjuha e përdorur nga Edi Rama në Pejë gjatë mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës është e njohur për gazetarët shqiptarë pasi do të tërheqë vëmendjen nga problematikat në vendin tonë.

“Kam përshtypjen që me shprehjet e veta jo gomerë, what the fuck, do të tërheqë njëcikë vëmendjen nga problematika që ka këtu në Shqipëri, e cila është nxehur disi. Gjatë punës tonë si gazetarë e kemi parë shpesh që përdor këto truke për të shpëtuar nga një situatë tek tjetra”, tha Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!