Marquinhos pranë firmës, Verrattin e tërbon diçka

schedule22:21 - 16 Tetor, 2019

schedule 22:21 - 16 Tetor, 2019

PSG është vënë në lëvizje për të bindur të nënshkruajë kontratën e re qendërmbrojtësi Marquinhos. Brazilaini është nën kontratë deri në vitin 2022, por në klubin francez duan ta kenë mendjen të qetë dhe asnjë klub të mos e tentojë ne verë.

RMC raporton se ish-lojtari i Romës e ka një ofertë në tavolinë. Paga që do të përfitojë do të jetë më e lartë, ndërkohë që do të ketë edhe bonuse të shumta. Kontrata e re e ofruar ka një kohëzgjatje deri në vitin 2024.

VERRATTI – Mesfushori italian ka folur për RMC dhe ka vënë në dukje një dukuri të futbollit francez: ndaljen e lojës. “Në Francë e ndalojmë ndeshjen çdo 20 sekonda. Ndalojmë, ndalojmë, ndalojmë dhe ndalojmë.

Disa herë, në pjesën e parë të ndeshjes, nuk e nëse luajmë 15 minuta. Edhe për njerëzit që e shohin ndeshjen, ajo bëhet e ngadaltë”, ka deklaruar Marco Verratti për RMC. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!