Marotta: Kohët kanë ndryshuar, Pogba ka bërë fitimin më të madh në futboll!

schedule22:38 - 30 Qershor, 2021

schedule 22:38 - 30 Qershor, 2021

Beppe Marotta, drejtori i Interit, ka dhënë një intervistë së fundmi dhe ka theksuar se shitja e Pogba ka prodhuar fitimin më të madh nga transferimi i një futbollisti. Ai flet edhe për ndryshimin e futbollit të sotëm me të para disa viteve, ku bilancet financiare nuk ishin në plan të parë.

“Vitin që shitëm Pogba për 105 milion euro plus 10 bonuse dhe morëm Higuain, kanë qenë marrëveshjet më të mira.

Ishte operacioni më i madh, veçanërisht pasi kishim nënshkruar me Pogba falas dhe me atë shitje u bë fitimi më i madh real që ka parë futbolli”, thotë Marotta.

Më tej ai bën krahasimin me të shkuarën: “Në kohët e vjetra, kur ishin Silvio Berlusconi, Massimo Moratti ose Franco Sensi, objektivi i vetëm ishte të fitonin. Bilanci ishte në plan të dytë.

Tani situata ka ndryshuar dhe është më shumë një model biznesi. Familja Zhang investoi 600 milion euro te Interi, por pas krizës së pandemisë duhet të vëmë aspektin e biznesit të parin”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!